Fundamenti

Lutfi Haziri mirëpritet në fabrikën e duhanit “Premium Tabacco Group”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është mirëpritur në fabrikën e duhanit Premium Tabacco Group, ku është takuar me pronarin, Gazmed Abrashi dhe punëtorët aty. Kryetari Haziri ka falënderuar Abrashin dhe punëtorët për mikpritjen, derisa ka thënë se është momenti i fundit që të hiqet akciza në bimën e duhanit.

RCCOLA

“Faleminderit pronarit të Premium Tabacco Group, Gazmed Abrashi dhe të gjithë punëtorëve për pritjen e ngrohtë. Ua rikonfirmova bashkëpunimin me të gjitha kapacitetet komunale. Përfundimisht, duhet të largohet akciza mbi bimën e duhanit nga ana e qeverisë dhe të stimulohen me subvencione në mënyrë që familjet bujqësore, prodhues të duhanit, të lidhen me këtë fabrikë dhe të fillojmë ta bëjmë Anamoravën e gjelbër, sepse kjo bimë është emblema e punës që baballarët tanë në të kaluarën e kanë realizuar”, ka thënë kryetari Haziri.