Mobi Casa

Lutfi Haziri merru me Gjilanin leje Luginën në hallet e veta

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Mendoj se ka ardhur koha që Lugina e Preshevës të mos përdoret për konsum politik. Çka është e tepërt e tepërt. Mjaft është folur për Luginën. Njeriu që më së shumti e ka përdorur kauzën e Kosovës Lindore dhe që ka bërë pak konkretisht për të është kryetari i Gjilanit z.Lutfi Haziri ka thënë Kushtrim Kadriu.

Ai, sa herë që e nxjerrin prej lojës politike në Prishtinë, por edhe kur vijnë zgjedhjet i kthen antenat kah çështja e pazgjidhur e Kosovës Lindore. Dhe si ta merr veten pak (politikisht) e le atë punë krejt. I them publikisht, z. Haziri, duhet të jesh më serioz kur bëhet fjala për çështje kaq serioze.

Nuk keni më asnjë të drejt të flisni për atë pjesë shqiptare me fat tragjik. Që nga viti 2013 ta kemi dhënë votën duke menduar se do të bëni diçka konkrete, madje edhe unë personalisht jam shndërruar në tellall duke kërkuar vota për ju e bashkë me ju, rrugë për rrugë e lagje për lagje, e fshat më fshat.

Uji Dea

Por, puna jote kurrgjë hiq, pos fjalëve boshe dhe asgjë tjetër. Ministrat e tu kurrë s’u morën me Kosovën Lindore, Skender Hyseni as nuk na takojë për të diskutuar problemet e luginasve me shtetësi, i dërguam edhe letër dhe përsëri na injoroi, Isa Mustafa (atëherë kryeministër) me muaj i iku takimit me liderët e Luginës. Kështu që, leje këtë punë krejt. Çfarë bëtë për Luginasit në Gjilan?

Asgjë, pos që bashkëpunuat me disa tuajt që thirren në votën e Luginës. Kështu që, leje rehat Luginën, merru me punët tuaja në Gjilan e bëhu gati për pensionimin tuaj politik. Kushtrim Kadriu Kryetar i Lëvizjes “Vatra”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.