Fundamenti

Lutfi Haziri merr mbështetje të fuqishme edhe nga Poneshi

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryetari Lutfi Haziri, bashkë me kandidatin për Asamble nga LDK, Bardhyl Syla, kanë marrë besimin e madh edhe nga banorët e Poneshit, në tubimin e mbajtur nën respektim të masave anti-COVID-19.

Kandidati Bardhyl Syla, gjatë adresimit para të pranishmëve, ka thënë se ky fshat ka arsye të madhe për ta mbështetur kryetarin Haziri dhe listën e LDK-së, pas investimeve atje.

Kurse, kryetari Lutf Haziri tha se mbështetja përtej LDK-së që mori nga Poneshi, e bën më të përgjegjshëm në punë.

Uji Dea

“Faleminderit Poneshit, familje për familje, për besimin e madh ndaj meje dhe LDK-së. Ky fshat dhe kjo zonë do të përfitojnë shumë pas ndërtimit të Autostradës së Gjilanit sepse Zoti e ka fal këtë vend me bukuri të rrallë. Ky besim edhe përtej LDK-së, më bën më të përgjegjshëm në punë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj”, ka thënë kryetari Haziri.

(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient te hapur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)