FITORJA

Lutfi Haziri merr mbështetje të fuqishme edhe në Malishevë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ekipin e tij, mori pjesë në takimin bashkëbisedues me strukturat e nëndegës së LDK-së në Malishevë, organizuar nën masat anti-Covid-19.

Kryetari i nëndegës së Malishevës, Rashit Sahiti, në një fjalë përshëndetëse, u zotua se bashkë me kryesinë dhe qytetarët e Malishevës, do ta jetësojnë fitoren e madhe të 17 tetorit.

Kryetari Haziri, falënderoi përzemërsisht strukturat dhe qytetarët e Malishevës, për organizimin, mobilizimin dhe vullnetin e plotë për t’i avancuar interesat e përgjithshme të qytetarëve të Malishevës, duke u angazhuar maksimalisht për t’ia dhënë mandatin e pestë.

Mobi Casa

“Në Malishevë gjithmonë e kam pasur mikpritjen e ngrohtë dhe përkrahjen maksimale. Faleminderit për besimin e vazhdueshëm ndaj meje dhe LDK-së. Shumica e projekteve në këtë fshat kanë përfunduar. Në mandatin e ardhshëm do të investojmë në arsim, ndërkaq në shtyllën e familjes dhe në infrastrukturë do t’i përmbyllim të gjitha rrugët dhe trotuaret. Bashkë më impiantin e ujërave të zeza do ta ndërtojmë parkun 8 hektarësh, për t’ia sjellë përfundimisht Malishevës shkëlqimin dhe dinjitetin e saj të plotë. Do të vazhdojmë me skemat sociale dhe zhvillimin lokal ekonomik. Malisheva është prioritet i vitit të parë përgjatë mandatit të ri”, ka thënë Haziri.

Mesazhin e tij të fitores e ka dhënë edhe Latif Maliqi, me numrin 16 nga lista fituese, duke deklaruar se të gjithë banorët e Malishevës e kanë obligim ta mbështesin kryetarin Haziri për shkak të investimeve madhore të cilat kanë ardhur si rezultat i nismës së tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.