ARKATANA

Lutfi Haziri merr mbështetje edhe nga Lëvizja për Integrim dhe Zhvillim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vazhdon mbështetja për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, zotin Lutfi Hazirin, për balotazhin e 1 dhjetorit.

Kësaj radhe Lëvizja për Integrim dhe Zhvillim në Gjilan konfirmon vendimin që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Gjilanit do të mbështesë kandidatin e LDK-së, Lutfi Haziri.

Përmes kësaj deklarate, bordi i LIZ si dhe bordi i të rinjve të LIZ-it konfirmon vullnetin e gjithë anëtarësisë së saj për mbështetje të fuqishme për Lufti Hazirin, për Kryetar të Komunës së Gjilanit.

FITORJA

Për Lëvizjen për Integrim dhe Zhvillim në Gjilan, nga sot zoti Haziri është përfaqësues edhe i LIZ, me bindjen se nga nesër do të jetë edhe Kryetar i Komunës së Gjilanit në partneritet edhe me LIZ-it aty ku shihet nevoja e kontributit profesional të saj në qeverisjen lokale gjatë mandatit në krye me Lutfi Haziri.

Vota e çdo anëtari të Lëvizjes për Integrim dhe Zhvillim, nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të Lutfi Haziri, i cili me datë 1 dhjetor 2013, përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Gjilanit thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.