UBT

Lutfi Haziri merr mbështetje edhe nga gratë mësimdhënëse: Arsimi vazhdon të mbetet prioriteti i parë i qeverisjes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë bashkëbisedimit me gratë mësimdhënëse, ka marrë besimin e plotë për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në takimin e organizuar nën respektimin e masave anti-COVID-19, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK’së në Gjilan, deputetja Valentina Bunjaku – Rexhepi, tha se në qeverisjen e kryetarit Haziri, prioritet ka qenë sektori i arsimit, duke shfaqur besimin se me mbështetjen e ofruar, ky prioritet do të vazhdojë edhe në mandatin e ri.

E kryetari Haziri ka falënderuar punonjëset e arsimit për mbështetjen e ofruar, duke thënë se mbështetja përkthehet me angazhim edhe më të madh në punë.

“Takim tepër i rëndësishëm me punonjëset e arsimit. Këtë proces zgjedhor po e ndërtojmë me besim, sepse në programin tonë, arsimi vazhdon të jetë shtyllë e parë e qeverisjes edhe në këtë mandat që po hyjmë. Shtylla e dytë është shëndetësia primare, për të vazhduar me infrastrukturën dhe zhvillimi lokal ekonomik, duke e nxjerr Gjilanin përfundimisht nga skema sociale”, tha kryetari Haziri.

Fundamenti

“Çerdhja në Arbëri është duke e u ndërtuar dhe po planifikojmë ndërtimin e çerdhes “Ardhmëria”, shkollën fillore në Livoç të Poshtëm dhe një shkollë në qytet. Reformat në arsim dhe reformat në shkolla profesionale do të jenë në fokus në dy vitet e ardhshme, sikurse edhe zbatimit të kurrikulës për rritjen e kualitetit për mësim-nxënie, për t’u përgatitur për mësimin gjithë-ditor”, tha kryetari Haziri.

Në këtë takim, kanë marrë pjesë në diskutim me pyetje dhe rekomandime punonjëset e arsimit, të cilat kanë marrë përgjigje nga kryetari Haziri.

Ndryshe, në takim kanë edhe kandidatët për asamble komunale nga radhët e LDK-së, Afërditë Balaj – Ajdini, Diana Toska, Gresa Avdiu, Drenushë Maloku, Mizafere Ismajli, Dritë Maliqi-Zumqe, Kadime Berisha, Amire Ismajli, Jehonë Maliqi, Meral Sadriu-Vokshi, e Teutë Suliqi.