FITORJA

Lutfi Haziri merr mbështetje edhe nga farmacistët e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kandidatja për këshilltare komunale nga radhët e LDK’së, Arijeta Aliu, ka organizuar takim elektoral me farmacistët gjilanas, për të prezantuar programin qeverisës të kryetarit Haziri, për fushën e shëndetësisë dhe krijimin e lehtësirave në të bërit biznes.

Kryetari Haziri, i cili shoqërohej nga deputetët Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Imet Rrahmani, ka thënë se ndjehet i lumtur dhe i obliguar të angazhohet edhe më shumë sa i përket qeverisjes në nivelin lokal, sepse përkrahja që i vie për të dhe LDK-në, duke vërejtur që nga fillimi jehonën e madhe të krijimit të Lidhjes për fitore, janë kontratë dhe marrëveshje për zhvillim të përbashkët të Gjilanit.

Kurse Arjeta Aliu, farmaciste dhe kuadër i ri reprezentues në listën e gjatë të garuesve që ka LDK nga të gjitha nivelet dhe fushat akademike, ka thënë se fitorja e LDK-së dhe e kryetarit Haziri do të jetë më 22 tetor 2017, pa qenë nevoja të vazhdohet edhe me balotazh.

FIDANISHTJA

Ajo ka pohuar që koncentrimi i votës në LDK, do ta bëjë të mundur që edhe ulëset në Kuvendin Komunal të jenë në numër më të madh dhe mbështetje më e madhe projektet në shërbim të qytetarëve.

“LDK dhe Lutfi Haziri do të jenë fitues mbi 50 për qind që në raundin e parë sepse këtë e garantojnë qytetarët e Gjilanit që janë edhe përtej përkatësisë politike, por që interesi i tyre dhe i yni është Gjilani më i mirë, Gjilani i shpresës, Gjilani i ndërtuar, Gjilani i zhvilluar dhe Gjilani që e duan të gjithë qytetarët”, ka thënë ajo mes tjerash./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.