UBT

Lutfi Haziri merr edhe një mandat për kryetar të LDK-së në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Sot në Gjilan u përmbyll suksesshëm procesi i brendshëm zgjedhor. Mbi 3000 qytetarë e veprimtarë të përfshirë në procesin demokratik zgjedhor të degës mbyllën Kuvendin X Zgjedhor në Gjilan për ta konfirmuar edhe për një mandat tjetër kryetar, Lutfi Hazirin.

Përkrahja për Lutfi Hazirin është e pakontestueshme si rezultat i punës dhe angazhimit të tij të pashoq në sferën e artikulimit të nevojave dhe interesave të qytetarëve të Gjilanit.

Fundamenti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku falënderoi delegatët e Kuvendit Zgjedhor, anëtarët dhe të gjitha ato gra dhe burra të ndershëm e fisnik për angazhimin e tyre në procesin e brendshëm demokratik.

Lidhja Demokratike e Kosovës po përmbyll procesin e brendshëm zgjedhor në gjithë Kosovën. Ka hapur dyert për shumë të rinj që kanë profile të ndryshme profesionale por që i bashkon një ideal dhe orientim i përbashkët rreth parimeve të djathta që identifikohen me LDK./rajonipress/