Eko Higjiena

Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët bëjnë homazhe te vendi i rënies së dëshmorit Nezir Shurdhani

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, së bashku me asambleistin Sami Ahmeti, në 25-vjetorin e vrasjes së dëshmorit Nezir Shurdhani, kanë bërë sot homazhe te vendi i rënies, në ish-fabrikën e Çelikut.

“Jemi në vendin e rënies së dëshmorit, Nezir Shurdhani, në shenjë respekti e nderimi. 22 qershori 1999 shënon vetëm ditët e para të lirisë në qytetin tonë dhe 25 vjet më parë u ndal njëri nga bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe patriotët në këtë anë, për të mos e gëzuar këtë liri. Kjo ndalje ka qenë e dhimbshme”, ka thënë Haziri.

Haziri tha, po ashtu, se rënia e dëshmorit ka qenë e dhimbshme një javë pas hyrjes së UÇK-së dhe forcave të NATO-s.

FIDANISHTJA

“Vetëm një javë pas hyrjes së forcave të UÇK-së dhe 11 ditë pas hyrje së forcave të NATO-s në Gjilan, nga kjo përballje e fundit me fallangat e okupatorit dhe paramilitarët, plagosën tre qytetarë dhe e vranë Nezirin. Familja Shurdhani do të mbetet gjithmonë e nderuar sepse e ka nderuar vepra dhe gjaku i dëshmorit. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit, Nezir Shurdhani”, tha i Degës së LDK-së, z. Lutfi Haziri.

Me këtë rast, ai ka përkujtuar të gjithë të rënët në ditët e lirisë, 25 vjet më parë.

“Sot e kujtojmë edhe Bashkim Selishtën – Petritin dhe të gjithë bashkëqytetarët dhe bashkëpatriotët tanë të cilët ranë në ditët e para të lirisë”, tha Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.