FITORJA

Lutfi Haziri mbështet kërkesat e hotelierëve për lehtësimin e masave të pandemisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim delegacionin e Odës së Hotelerisë së Kosovës (OHK), ku është diskutuar për masat anti-Covid si dhe nevojën për lehtësimin e tyre, meqë edhe rrethanat tani janë më të favorshme.

Haziri ka treguar mirëkuptim për sektorin e hotelerisë dhe i ka mbështetur kërkesat e tyre, pasi që tani kanë pushuar arsyet që masat shtrënguese të mbahen në fuqi edhe më tutje, kur shumica e popullatës është vaksinuar.

‘Pata kënaqësinë që sot ta pres në takim delegacionin e Odës së Hotelerisë së Kosovës, në krye me z. Elhami Idrizi, kryetar i Njësisë Rajonale të OHT të Kosovës dhe z. Fatlum Selmani, nënkryetar”, ka thënë Haziri.

FITORJA

Ai ka paralajmëruar nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit me OHK në interes të këtij sektori.

‘Ditët në vijim pritet nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptim në interes së këtij sektori’, ka thënë Haziri.

Për më tepër, kryetari Haziri tha se Komuna e Gjilanit mbështet kërkesat e OHK dhe Shoqatës së gastronomeve lidhur me lehtësimin e masave në kohë pandemie, pasi tashmë kanë pushuar arsyet që këto masa të jenë në fuqi, duke e ditur që në Gjilan janë vaksinuar shumica e popullatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.