RCCOLA

Lutfi Haziri mban mbledhje me drejtorët me veshje tradicionale

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mbledhja e bordit të drejtorëve të Gjilanit, të premten ishte më e veçantë. Përpos plot temave të rëndësishme që u diskutuan, Lutfi Haziri – kryetar, Arbër Ismajli – nënkryetar dhe drejtorët komunalë, u veshën në mënyrë tradicionale.

Kjo ngjarje shënon fillimin e aktiviteteve në shënim të 12-vjetorit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Eco Higjiena

Gjilani, me këtë rast, i bën thirrje të gjitha institucioneve qendrore dhe lokale të festojnë tradicionalisht.

Moto e Gjilanit në vigjilje të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë është – 12 vjet, më i bukuri shtet!/rajonipress/