UBT

Lutfi Haziri: Llashtica, Lladova e Nasala do të jenë në fokus kryesor të investimeve

/ 1 minutë lexim

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin e organizuar nga banorët e Llashticës, Lladovës e Nasalës, i ka falënderuar ata për mbështetjen e madhe të ofruar në të gjitha fazat.

Haziri ka thënë se besimin e madh të këtyre fshatrave për garën e 14 nëntorit, e konsideron tejet të rëndësishëm.

Mobi Casa

“Besimi i banorëve të Llashticës, Lladovës e Nasalës për zgjedhjet e 14 nëntorit, përkthehet me përgjegjësi shumë më të madhe në punë. Unë kam punuar gjithmonë mbi parimin e barazisë qytet-fshat dhe po zotohem para jush se fokusi kryesor i investimeve në katër vjetët e ardhshme do të jetë në këtë zonë. Faleminderit shumë prej fundit të zemrës për besimin. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.