Lutfi Haziri: LDK ishte dhe vazhdon të jetë shpresa e Kosovës
Nënkryetari i LDK’së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se 23 dhjetori është një nga datat më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve. Ai thotë se që nga themelimi, LDK ende vazhdon të jetë shpresë për Kosovën dhe faktori kryesor i skenës politike.
“23 dhjetori i vitit 1989 kur u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Presidentin historik të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve. Gjatë këtyre 25 vjetëve kaluam shumë sfida në shtetndërtimin e Kosovës dhe ajo që është shumë e rëndësishme, LDK ka qenë dhe vazhdon me qenë shpresë për Kosovën. Që nga themelimi e deri më sot, LDK vazhdon të jetë faktori kryesor i skenës politike duke i prirë vendit në të gjitha proceset për Liri, Pavarësi dhe Demokraci! LH”, shkruan Haziri në Facebook.


