Mobi Casa

Lutfi Haziri: LDK e Gjilanit është unike, brenda 90 ditëve do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, janë mbajtur të shtunën takime me strukturat e partisë, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, grupin e këshilltarëve komunal, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.

Haziri ka falënderuar strukturat e Degës për angazhimin e jashtëzakonshëm, duke e bërë rikthimin e madh të LDK-së si parti e parë në Kuvendin Komunal.

KKGJILAN

Me këtë rast, kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e madh ndaj tij dhe LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit dhe ato të 14 nëntorit.

Kryetari Haziri ka thënë se LDK është më unike se kurrë, derisa paralajmëroi se brenda 90 ditëve do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i Degës, ku edhe pritet të dalin strukturat e reja të cilat do të jenë të gatshme për betejat e ardhshme zgjedhore./rajonipress/