UBT

Lutfi Haziri: Lamtumirë miku im Nuri Idrizi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi familjes Idrizi, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe aktivistit, Nuri Idrizi.

Në telegram thuhet:

“E nderuara familja Idrizi,

Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të veprimtarit dhe aktivistit të çështjes kombëtare, Nuri Idrizi.

HW

Sot e filluam mbledhjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit me një minutë heshtje për të nderuar veprën atdhetare të Nuri Idrizit.

Ai, gjatë tërë jetës ofroi vetën, familjen e pronën e tij për Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë e Kosovës.

Kontributi i tij në shërbim të atdheut për të drejtat e shqiptarëve, në një kohë të pakohë, është shkruar me shkronja të arta.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve e bashkëveprimtarëve. Lamtumirë miku im Nuri Idrizi!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri, dërguar familjes Idrizi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.