UBT

Lutfi Haziri: Krenar me Ask Foods, shumë shpejt do të bëhet kompania numër dy në Europë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari Haziri ka thënë se Ask Foods është brendi dhe krenaria e Gjilanit.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me bartësin e listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble Komunale, Ramiz Ramadani e Atdhe Murtezi, kanë vizituar gjigantin e njohur, kompaninë për prodhimin e lëngjeve, ajvar Ask Foods, të cilët janë pritur nga pronari, Ertan Namani.

Fundamenti

Kryetari Haziri ka thënë se Ask Foods është brendi dhe krenaria e Gjilanit.
“Kënaqësi e madhe kur dëgjon se brendi i njohur nga Gjilani, Ask Foods, së shpejti do të bëhet kompania numër 2 në Europë për prodhimin e xhemit natyral pa sheqer, pas sukseseve të jashtëzakonshme edhe në prodhim të lëngjeve e ajvarit. Më shumë se 80 familje sigurojnë të ardhura dinjitoze aty, sikurse edhe shumë familje bujqësore që dërgojnë prodhimet e tyre. Zotohem se do ta vazhdojmë bashkëpunimin edhe në mandatin e ri. Ask Foods, krenaria e Gjilanit!”, ka thënë kryetari Haziri.

Në emër të kompanisë Ask Foods ka folur pronari, Erton Namani, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur.