Eko Higjiena

Lutfi Haziri: Kompania DEA është storie e suksesit në Gjilan

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka vizituar kompaninë e prodhimit të ujit Dea, ku është pritur nga pronari, Mustafë Shala.

Haziri tha me këtë rast se se kjo kompani është storie e suksesit në Gjilan, derisa ka ndikuar direkt në zhvillimin ekonomik lokal.

Uji Dea

“Kompania e ujit Dea është storie e suksesit dhe bendi i Gjilanit. Ndihem jashtëzakonisht mirë që uji Dea eksportohet në masë të madhe jashtë vendit. E përgëzoj pronarin Mustafë Shala për sukseset dhe gjenerimin e vendeve të punës. Zotohem se bashkëpunimi i Komunës do të vazhdojë edhe në mandatin e ri”, tha Haziri.

#LDK160 #LDKGjilan