Uji Dea

Lutfi Haziri kërkon vigjilencë nga qytetarët pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19: Festoni e çmalluni me familjet tuaja, por me kujdes!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se përkundër dyfishimit të numrit të banorëve pas ardhjes së mërgimtarëve, situata epidemiologjike mbetet në kontroll.

Por, ai ka kërkuar vigjilencë nga qytetarët, duke i apeluar që të festojnë me kujdes.

ARKATANA

“Përkundër dyfishimit të numrit të banorëve pas ardhjes së mërgimtarëve, situata epidemiologjike mbetet nën kontroll. Kemi një rritje të lehtë të infeksionit me variantin Delta COVID dhe ky është kërcënim për shëndetin publik. Ju lutem shumë, festoni e çmalluni me familjet tuaja, por me kujdes”, ka thënë Haziri.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 është si vijon: nga 22138 testime, 6583 kanë rezultuar pozitivë, 6400 janë shëruar, 147 qytetarë e kanë humbur betejën, 5 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 22149 persona janë vaksinuar, ndërkaq 51 mostra janë në pritje për rezultat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.