ARKATANA

Lutfi Haziri kërkon të hetohet dosja e Stadiumit të Gjilanit?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se për stadiumin e qytetit, kanë qenë tri oferta dhe se ka pasur ndërhyrje në aplikacion, që sipas tij, duhet të hetohen.Ai paralajmëroi se LDK-ja në Gjilan do t’i drejtohet organeve kompetente në lidhje me këtë ngjarje, ku sipas tij, është keqpërdorim i drejtpërdrejtë me detyrë.

Ai tha se në zyrën ku është punuar, kamerat nuk kanë funksionuar, ku sipas tij, tek Zyra e Prokurimit, ka një program të veçantë, me kode ku rregullohet e drejta e qasjes, e drejta e hyrjes dhe e drejta e kontrollit mbi dokumentacion.

HW

“Ndërsa 24/7 përcillet me kamera, në mënyrë që të mos ketë mundësi të hyjë askush. Atje kamerat janë fikur, ka pasur ndërhyrje në dosje dhe ende nuk është përcaktuar kontrata. Ka kaluar një muaj që nuk është bërë shpallja dhe tani legjenda urbane thotë se po pritet të certifikohet një zyrtar i decertifikuar, i cili nuk e ka kaluar provimin e certifikimit, edhe pse ka pasur certifikatë. “Tash, decertifikimi i një zyrtari, të certifikohet me certifikatë të re, pritja sepse asnjë zyrtar i prokurimit nuk nënshkruan programe të tilla që nuk kanë bazë ligjore, ky është problemi. Prej 11 zyrtarëve që kanë dhe munden me marrë autorizime për nënshkrim, nuk nënshkruhet kontrata, stadiumi mbahet peng duke e pritur një zyrtar a certifikohet a jo, a e kalon provimin apo jo në fund të muajit maj”, tha Haziri.

Ai paralajmëroi se LDK-ja në Gjilan do t’i drejtohet organeve kompetente në lidhje me këtë ngjarje, ku sipas tij, është keqpërdorim i drejtpërdrejtë me detyrë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.