UBT

Lutfi Haziri: Joparimore është të thuash se nuk bëhem Ministër i Kryeministrit të LDK’së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se disa zyrtarë të partisë në mënyrë joparimore po deklarohen se nuk bëhen Ministra të Kryeministrit të LDK’së. Sipas tij, kjo është e pashpjegueshme pasi në një kohë kanë pranuar të jenë pjesë e Qeverisë edhe kur PDK ka udhëhequr me Ekzekutivin.

“Është joparimore të thuash se nuk bëhem Ministër i Kryeministrit Isa Mustafa. Është non sens dhe nuk mundesh me shpjegu”, ka thënë Haziri.

RCCOLA

Shembullin se një zyrtar i LDK’së ka pasur pozitë në Qeverinë e Hashim Thaçit, Lutfi Haziri, e ka përmendur Kujtim Shalën.

“Kujtim Shala ka qenë Këshilltar i Skender Hysenit në qeverisjen me PDK’në”, ka thënë Haziri, në emisionin FORT me Fidan Jupollin, i cili transmetohet sonte në orën 20.