Fundamenti

Lutfi Haziri: Jam i lumtur që i kemi zgjidhur problemet infrastrukturore të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ndihet mirë që problemet infrastrukturore të kësaj komune i ka zgjidhur, gjatë qeverisjes katër vjeçare.

Sipas Hazirit, kjo është arritur fal partneritetit me organizatat ndërkombëtare si: USAID, BERZH, Banka Investive Europiane, Qeveria e Zvicrës (CDI, DEMOS), Qeveria e Suedisë, Qeveria e Norvegjisë, Qeveria e Kuvajtit, Qeveria e Kosovës e partnerë të tjerë të Gjilanit.

RCCOLA

“Jam i lumtur që i kemi zgjedhur problemet infrastrukturore të Gjilanit. Hyrje-daljet janë në përfundim e sipër, e kemi zgjedhur problemin e ujërave të zeza, kolektorët e impiantin për trajtimin e ujërave të zeza. Kemi zgjedhur, po ashtu, edhe problemin e ujërave të bardha dhe tretmanin e lumit Morava. Katër prioritetet që unë kam qenë i koncentruar, vazhdoj t’i ruaj, siç është arsimi, infrastruktura, programi për familjen dhe programi i infrastrukturës. Shumicën e programeve ne po i përmbyllim”, ka thënë Haziri./rajonipress/