KKVITI

Lutfi Haziri investitorëve Gjerman: Gjilani plotëson të gjitha kushtet për investime të mëdha private

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, së bashku me donatorët gjerman, të cilët janë investitor potencial për zhvillimin e prodhimit dhe ndërmarrësisë në Kosovë, kanë vizituar fabrikën për përpunimin e drurit ‘Palma’, të cilët janë interesuar për kapacitetet prodhuese, kualitetin e prodhimit dhe mundësinë e investimit në fusha të ndryshme prodhuese.

Haziri në fjalën e tij gjatë vizitës në këtë fabrikë, ka thënë se investimet e huaja mundësojnë një zhvillim ekonomik dhe ndikojnë në rritjen e të punësuarve në vend, që është interesi më i madh për zbutjen e papunësisë së madhe që është tani.
Njëkohësisht Haziri ka ofruar bashkëpunimin e plotë të Komunës së Gjilanit për krijimin e kushteve që investimi të jetë i qëndrueshëm dhe të jetë i koncentruar në Komunën e Gjilanit, sepse ka profesionistë të fushës dhe ka hapësirë të përshtatshme për zhvillimin e çfarëdo biznesi.

Mobi Casa

“Gjilani ka fuqinë punëtore, ka profesionalizëm dhe nevojiten investime të cilat ngritin zhvillimin ekonomik. Ka fusha të shumta në të cilat mund të investohet, që nga fusha e bujqësisë, e deri te përpunimi I drurit apo përpunime të tjera.

E nga ana e tij investitori gjerman Dr. Axel Eckart, i cili është udhëheqës i kompanisë EMCP AG, e cila ka perfeksion minierat dhe prodhimin ne fusha te ndryshme, ka potencuar se Gjilani është një qendër e cila është urë lidhëse e fuqishme dhe një potencial i mundshëm për investim dhe ndërtim të afarizmit. Njëkohësisht ai ka dhënë sinjalet pozitive për fillimin konkret të investimit, sepse sipas tyre fuqia punëtore dhe profesionale ekziston, lënda e parë gjithashtu dhe tregu sipas tyre në shumicë është i dedikuar për eksportim të produkteve në BE por edhe vendor./rajonipress/