UBT

Lutfi Haziri: Industria e mishit Calabria, storie e suksesit të privatizimit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryetari Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kandidatët për asamble komunale nga radhët e LDK-së, Ramiz Ramadani, Diana Toska e Valdrin Halimi, ka vizituar sot fabrikën për përpunimin e mishit Calabria, ku është pritur nga pronari Xhelal Selimi. Kryetari tha se Calabria është storie e suksesit të privatizimit, duke thënë ka kapacitete përpunuese, duke dhënë shembullin e mirë të partneritetit mes Komunës, bujqve dhe kompanisë për ngritjen e kapaciteteve të blegtorisë.

“Fabrika për përpunimin e mishit Calabria është storie e suksesit të privatizimit. Jam krenar me sukseset dhe brendin që ia kanë sjellë Gjilanit e Anamoravës. Calabria ka dhënë shembullin e mirë të partneritetit mes Komunës, bujqve dhe kompanisë për ngritjen e kapaciteteve të blegtorisë. Ju uroj suksese edhe në të ardhmen dhe rikonfirmoj bashkëpunimin me të gjitha kapacitetet komunale”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Nga ana e tij, pronari i kompanisë “Calabria”, Xhelal Selimi, ka shprehur fjalë falënderimi për kryetarin Lutfi Haziri, për të cilin tha se me qeverisjen e mirë gjatë katër viteve dhe me lehtësirat që ka krijuar për bizneset, kompania e tij po funksionon shumë suksesshëm.

Përndryshe, kjo kompani e ka frigoriferin gjigant në Shillovë me kapacitete regjionale për ruajtje të produkteve deri ne 4 mijë tonë, përderisa ka të punësuar mbi 200 punëtorë.