Hidromorava

Lutfi Haziri: Industria e mishit “Calabria”, storie e suksesit të privatizimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Turin e vizitave tek bizneset, Lutfi Haziri, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, e ka vazhduar edhe në fabrikën për përpunimin e mishit “Calabria”, ku është pritur nga pronari Xhelal Selimi.

Kreu aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit theksoi “Calabria” është storie e suksesit të privatizimit, duke thënë se industria e mishit është funksionalizuar në këtë mandat qeverisës dhe ka kapacitete përpunuese që mundëson partneritet mes Komunës, bujqve dhe kompanisë për ngritjen e kapaciteteve të blegtorisë.

Luta i LDK’së është shprehur se ndihet mirë që ka ndërtuar marrëveshje tripalëshe partneriteti mes Komunës, USAID dhe “Calbria” për ngritjen e 50 hektarëve me vishnje, të cilat do të përpunohen dhe ruhen në këtë kompani.

Mobi Casa

Nga ana e tij, pronari i kompanisë “Calabria”, Xhelal Selimi, ka shprehur fjalë falënderimi për kryetarin Lutfi Haziri, për të cilin tha se me qeverisjen e mirë gjatë katër viteve dhe me lehtësirat që ka krijuar për bizneset, kompania e tij po funksionon shumë suksesshëm.

Përndryshe, kjo kompani e ka frigoriferin gjigant në Shillovë me kapacitete regjionale për ruajtje të produkteve deri ne 4 mijë tonë, përderisa ka të punësuar mbi 200 punëtorë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.