Fundamenti

Lutfi Haziri: Iliria gjithmonë ka treguar përfaqësim e angazhim për zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të saj

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë në bashkëbisedimin me strukturat e nëndegës “Iliria”, organizuar në hapësirën e hapur duke respektuar masat anti-Covid19.

Këtë tubim bashkëbisedues e ka hapur kryetari i kësaj nëndege, Emrush Selimi, i cili rikonfirmoi se nëndega “Ilria” ka vendosur për t’ia dhënë mandatin edhe për katër vite, për shkak të punëve dhe projekteve më të mëdha investive në historinë e Gjilanit.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, falënderoi strukturat dhe qytetarët e Ilirisë për mikpritjen e ngrohtë dhe për kulturën qytetare që kanë treguar gjithmonë.

Uji Dea

“Iliria gjithmonë ka treguar përfaqësim e angazhim për zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të saj. Shumë burra e gra i kanë dhënë kësaj lagje mburrje dhe përfaqësim dinjitoz në institucione. Do të vazhdojmë para me realizimin e objektivave tjera infrastrukturore. Rigjenerimi urban do të jetë prioritet për lagjen tuaj, fasadimi i objekteve banesore, ndërrimi i rrjetit të vjetër të ujësjellësit, pastaj programi i familjes, infrastrukturës, shëndetësisë, ekonomisë e arsimit. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa, kandidatja për Asamble Komunale, Meral Sadriu – Vokshi, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe për përkrahjen madhështore.