UBT

Lutfi Haziri, ia vendos drynin Drejtorisë së Inspeksionit dhe asaj të Kulturës

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me iniciativën e kryetarit të Gjilanit, për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të komunës së Gjilanit, është propozuar që në seancën e Kuvendit Komunal, të miratohen ndryshimet e propozuara nga ai. Këto ndryshime parashohin që të shuhen dy drejtori komunale, e Inspeksionit dhe asaj të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe shuarja e tri Zyrave Komunale që aktualisht funksionojnë në kuadër të Zyrës së kryetarit të komunës, Zyrës për Shërbim me Qytetarë, Zyrës për Informim dhe Zyrës së Avokatit të komunës, e ku poashtu janë propozuar edhe disa ndryshime tjera, të cilat kanë efekte jashtëzakonisht negative për një funksionim normal dhe të mirëfilltë të institucioneve komunale thotë Riad Rashiti këshilltar komunal i PDK-së.

Rashiti thotë se ne e vlerësojmë se këto janë hapa dhe veprime të palogjikshme dhe të paarsyeshme, të cilat për pasojë do të kenë rrezikimin e një funksionimi normal të Institucioneve të Komunës së Gjilanit. “Këto veprime, po i dëshmojnë edhe vërejtjet tona si opozitë, të cilat i kemi bërë nga fillimi i mandatit qeverisës së LDK-së në Gjilan. Ku kemi deklaruar se kjo qeverisje nuk ka qenë dhe nuk është e përgatitur për të qeverisur me komunën, nuk ka program qeverisës, edhe sot nuk ka ide dhe strategji, se si edhe më tutje të përmirësoj dhe avancojë shërbimet ndaj qytetarëve, duke ngritur kapacitet në secilin institucion të komunës. Poashtu e kemi theksuar si qeverisje ende të pakompletuar, jo profesionale dhe me kuadro të dështuara është nisur ky mandat i LDK-së në Gjilan”.

Sipas Rashitit për 9 muaj Lutfi Haziri nuk ka mundur që të emëroj një drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, kjo tregon papërgjegjësi totale dhe injorim ndaj këtij sektori të rëndësishëm, të cilin tani synon ta shndërroj në njësi në kuadër të zyrës së tij. “Kjo qasje e tij tregon më së miri se si janë mashtruar nga ky kryetar gjatë fushatës elektorale të rinjtë, sportistët, artistët dhe njerëzit e kulturës dhe artit në Gjilan. Poashtu shuarja e drejtorisë së Inspeksionit, është e pa logjikshme, sepse është njëri ndër institucionet që do të duhej të mban rend dhe disiplinë në shumë fusha dhe sektorë të ndryshëm. Duhet ta pranojë kjo qeverisje, se edhe me këtë Inspeksion çfarë është degraduar totalisht, deri në mbyllje të saj, gjendja në ambient është bërë e papërballueshme dhe tmerruese për banorët e një pjese të komunës, ku krejt ajo cka është punuar për vitet të tëra nga qeverisja e kaluar, në ambient bashkë me donatorë të mirë që i ka pasur Gjilani, kjo keq-qeverisje e ka shkatërruar për 4-5 muaj gjatë këtij viti. Edhe gjendja nga ndërtimet pa leje është totalisht e pakontrolluar tani”.

Rashiti thotë se edhe shuarja e zyrës për Informim dhe e zyrës për shërbime me qytetarët, është edhe një tregues se kah është nisur qeverisja e LDK-së dhe e Lutfi Hazirit. “Drejt zvogëlimit të vëllimit të shërbimeve ndaj qytetarëve të Gjilanit, mos informimin e duhur të qytetarëve, instalimin e mos transparencës në komunë dhe instalimin e territ informativ në shekullin 21. Shuarja e zyrës së Avokatit të Komunës, po ashtu është veprim dhe tregues negativ, por ne mendojmë që është i qëllimshëm nga pushteti lokal, në mënyrë që gjatë realizimit të interesave personale e klanore të LDK-së, mos të ketë kush t`i bëjë pengesa ligjore, sepse në këtë rast nuk ka kush të mbrojë interesat, pronën dhe ligjshmërinë e institucioneve komunale të Gjilanit”.

ARKATANA

Gjithashtu propozim ndryshimi për formimin e Komitetit Konsultativ të Ekspertëve si trup e jashtme e Kuvendit të Komunës, është e panevojshme dhe në kundërshtim me nenin 29 dhe 30, po të këtij statuti të komunës së Gjilanit, sepse ai veç është i themeluar si Këshilli i Ekspertëve ka spikatuar Rashiti.

“Edhe pse ende nuk e ka mbajtur asnjë takim të vetëm gjatë këtij viti, prandaj ndoshta edhe “është mirë” që të shuhet krejt edhe ky Këshill, ashtu qysh ia kanë nis me shuar disa drejtori komunale dhe zyre të komunës së Gjilanit. Prandaj, ky statut i komunës së Gjilanit, i propozuar të miratohet në Kuvendin Komunal me ndryshimet dhe plotësimet e paraqitura, përveç që është i pa pranueshëm, është edhe rrezik i cili do të cenojë funksionimin normal të komunës së Gjilanit”.

Sepse sipas Rashitit është e papranueshme vënia e drynit Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtorisë së Inspeksionit. “Nuk duhet t`i vihet dryni as Zyrës për Shërbim me Qytetarë dhe Zyrës së Informimit, e as Zyrës së Avokatit të komunës së Gjilanit.Kjo është qeverisje e Lutfi Hazirit është dhe do të përfundojë e dështuar, sepse nuk ka asnjë ide tjetër, program dhe strategji zhvillimore, përpos të shuan dhe mbyll institucione që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët Gjilanit” tha Riad Rashiti këshilltar i Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.