Uji Dea

Lutfi Haziri i dërgon telegram ngushëllimi familjes Murati, me rastin e ndarjes nga jeta të hoxhës dhe patriotit, Efendi Asllan Murati

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të hoxhës dhe patriotit, Efendi Asllan Murati nga Mitrovica, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Murati.

Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Murati,

Uji Dea

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të hoxhës dhe patriotit të madh nga Mitrovica, Efendi Asllan Murati.

Hoxha Asllan Murati ka qenë mik i imi dhe i kryetarit të ndjerë të Mitrovicës, Faruk Spahia dhe do ta kujtojmë përjetë për kontributin e tij
të jashtëzakonshëm atdhetar, intelektual e fetar.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, imamëve dhe farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.