Fundamenti

Lutfi Haziri i del në mbështetje gastronomëve lidhur me kërkesat për lejimin e hapjes së të gjitha bizneseve

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dalë në mbështetje Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, të cilët i kanë kërkuar Qeverisë që të lejojë hapjen e të gjitha llojeve të bizneseve të kësaj natyre.

Uji Dea

Kryetari Haziri ka thënë se ndalimi i disa bizneseve të gastronomisë në kohën kur rastet pozitive janë minimale, është e pakuptimtë.
“I bashkëngjitëm kërkesave të gastronomëve për hapje të plotë të të gjitha llojeve të bizneseve të kësaj natyre, sepse në kohën kur rastet pozitive janë minimale, ndalimi i tyre është i pakuptimtë. Kërkoj nga qeveria e Kosovës që t’i marrë për bazë këto kërkesa, për t’iu mundësuar mijëra punëtorëve që t’i kthehen normalitetit. Kjo duhet të bëhet nesër”, ka thënë kryetari Haziri.