Fundamenti

Lutfi Haziri hapi zyrtarisht projektin e rrugës Gjilan-Bujanoc, me kosto prej 900 mijë eurosh

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ka nisur sot ndërtimi i rrugës me katër korsi Gjilan-Bujanoc, projekt ky, i cili, implementohet me finacim qind për qind të Komunës së Gjilanit.

Hapjen zyrtare të këtij projekti të hyrje-daljes Gjilan-Bujanoc e ka bërë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, i cili ka thënë se Gjilani duhet të kapërcej nga kjo infrastrukturë që e ka aktualisht, në një infrastrukturë moderne.

“Kjo ditë shënon hapjen e rrugës më të madhe Gjilan-Bujanoc me investim qind për qind nga Komuna. Prej sot ne fillojmë lirimin e trotuareve, si dhe largimin e të gjitha reklamave e mureve, shtyllave të ndriçimit, rrejtit mbrojtës të FSK-së dhe të “Don Boskos”. Unë i falënderoj të gjithë për bashkëpunim sepse Gjilani duhet të kapërcej nga kjo infrastrukturë që e ka aktualisht në një infrastrukturë moderne dhe të qarkullueshme me mundësi të hapjes së korridoreve”, ka thënën Haziri të martën.

Uji Dea

I pari i gjilanasve ka kërkuar nga operatorët privat që të mos e pengojnë punëkryesin në realizimin e planit dinamik, ndërkaq ka paralajmëruar se në vitin e ardhshëm do të nis edhe ndërtimi i hyrje-daljes Gjilan-Prishtinë si dhe Gjilan-Ferizaj.

Punëkryes është kompania “Zuka” nga Gjilani, pronari i së cilës Muhadin Zuka është zotuar se punët do të kryhen sipas planit dinamik për 90 ditë pune.

Ndërtimi i kësaj rruge e cila nis nga kazerma e FSK-së ka gjatësi prej 1260 metra, me gjerësi 27 metra dhe do të ketë brez të gjelbërimit, ndriçim dhe të gjitha kërkesat tjera urbane. Vlera e projektit kap shifrën e afro 900 mijë eurosh./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.