United Hospital

Lutfi Haziri: Hamdi Zymberi tërë jetën ia kushtoi kauzës për lirinë e shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Hamdi Zymberi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Zymberi.

Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Zymberi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, intelektualit e njeriut të jashtëzakonshëm, Hamdi Zymberi.

Hamdiu një jetë të tërë ia kushtoi kauzës për lirinë e shqiptarëve dhe këtë e pagoi me burgim nga regjimi i kohës, duke u torturuar në mënyrën më çnjerëzore.

FIDANISHTJA

Edhe pas daljes nga burgu, ai nuk hoqi dorë nga kjo kauzë, pasi ishte përgjegjës i një grupi për përgatitje ushtarake në vitet 90-ta kundër okupimit.

E dashur familje Zymberi, në kohën kur po përballemi pandeminë dhe në pamundësi të vizitës në shtëpi, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Ngushëllime edhe shokëve të idealit, miqve e farefisit.

Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, thuhet në telegramin e kryetarit Lutfi Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.