United Hospital

Lutfi Haziri: Gjilanin e kemi kthyer në kantier punues

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, është mbajtur sot bordi i drejtorëve në Gjilan, i cili është transmetuar drejtpërdrejt në radiot lokale.Gjatë këtij takimi, janë diskutuar disa pika të rendit të punës lidhur me Planin Zhvillimor Komunal, përgatitjen e planit të ri për PPP, transportin urban, ku për këtë fundit u tha se duhet të bëhet një rivlerësim i studimit të fizibilitetit.

Në takimin e sotëm është diskutuar, poashtu, edhe për banimin social, ku u bë publike se gjatë muajve në vijim do të ndërtohen edhe 9 shtëpi për familjet në nevojë, derisa u konfirmua se javën e ardhshme pritet të nënshkruhet kontrata me operatorin e ri për renovimin e 40 shtëpive, ndërkaq që po bëhet pagesa e qirave për 37 familje.

Kryetari Haziri ka shprehur zotimin se ditët në vijim pritet të nis projekti i ndërtimit të çerdhes në “Dardani”, projekt ky i bashkëfinancuar nga USAID.
“Çerdhja e dytë që do të operohet është “Ardhmëria 1” në qendër dhe çerdhja e tretë në lagjen “Arbëria”, të cilat do ndërtohen nga ana e Komunës. Do t’i gjejmë modalitetet e ndërtimit të këtyre çerdheve”, tha ai.

Ndërkaq, në takimin e bordit, u tha se mirëmbajtja e rrugëve në qytet po shkon sipas dinamikës së paraparë, ndërsa në fund të majit pritet të nisë ndërtimi i rrugës Gjilan-Pogragjë.

Eco Higjiena

Sa i përket lumit “Mirusha”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë publike se tashmë është shkëputur marrëveshja me operatorin aktual, ku do të bëhet prerja, derisa theksoi punimet do të përfundohen nga qeveria e Austrisë, e cila do ta zgjedh operatorin e ri, sikurse që do të nis edhe ndërtimi i shtratit të lumit “Stanishorka” dhe rregullimi i kanalizimeve në qytet dhe fshatra.

Përveç kësaj, Haziri tha se po vazhdon me sukses të bëhet renovimi i objektit të teatrit, derisa në proces të projektimit është palestra në Zhegër dhe renovimi i stadiumit, projekte këto në bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës prej mbi 1 milion euro
Poashtu, kryetari Haziri tha se Gjilanin e kanë rikthyer ne kantier punues, duke qenë njëra nga tri komunat me ndërtim masiv.

“E rëndësishme në këtë fazë është zhvillimi i ndërtimit. Ne kemi kthyer Gjilanin në kantier punues. Është njëra nga tri komunat, ku ndërtimi është duke u bërë në mënyrë masive, pasi e kemi inkurajuar sektorin privat. Në asnjë vend Komuna nuk ka marrë pjesë, as nuk ka ndarë tokë, e as nuk ka hyrë në konkurrim me sektorin privat”, tha Haziri.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme është diskutuar edhe për subvencionet në bujqësi e shëndetësi, për rindërtimin e varrezave të martirëve në Llashticë, rikonstruktimi i varrezave të qytetit, ndërtimin e parkut për rekreacion te “Baja” në “Dardani” dhe për revidimin e projekteve të vjetra./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.