FITORJA

Lutfi Haziri: Gjilani po kalon ditë të zeza, solidarizohemi me familjen Haliti që humbi tre anëtarë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur se po kalojnë ditë të zeza pas tragjedisë së familjes Haliti, e cila në Shqipëri ka humbur tre anëtarë.

Këto komente Haziri i ka bërë në konferencën për media, të së hënës, i cili tha se është njoftuar për gjendjen e rënduar të kësaj familjeje më 7 maj.

“Unë jam njoftuar për gjendjen e rënduar të kësaj familjeje më 7 maj. Menjëherë kemi shprehur interesimin dhe komunikimin drejtpërdrejt edhe përmes ambasadës së Republikës së Shqipërisë. Fatkeqësisht, ka qenë gjithçka e vonshme dhe këta tre anëtarë të familjes Haliti u shuan”, ka thënë Haziri.

FITORJA

“Gjilani po kalon ditë të zeza, duke u solidarizuar me familjen Haliti për këtë humbje të madhe e cila, po ashtu, duhet ta përballojë këtë gjendje pasi tre djem dhe një vajzë të moshës madhore janë trashëgimi e kësaj familje”, ka shtuar Haziri.

Kreu i Gjilanit tha se po e presin rezultatin zyrtar të hetimeve të institucioneve të shtetit shqiptar, në mënyrë që edhe familja dhe komuniteti të jenë më të qetë.

“Me 8 maj zyrtarisht jam njoftuar nga institucionet e Shqipërisë për ndërmarrjen e veprimeve urgjente të organeve të shtetit, që përfshinë krimet e rënda, për fillimin e hetimeve dhe ndërmarrjet e para hetimore. Presim rezultatin zyrtar, në mënyrë që edhe familja dhe komuniteti të jenë më të qetë”, përfundoi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.