Mobi Casa

Lutfi Haziri: Gjilani po bëhet me infrastrukturë moderne

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Haziri është ndarë i kënaqur me dinamikën në realizimin e projektit të hyrje – daljes Gjilan-Bujanoc, e cila po bëhet me katër korsi, sikurse që ka vizituar edhe dhjetëra rrugë të tjera të qytetit.

“Me investimet në infrastrukturë, Gjilani për herë të parë po bëhet me infrastrukturë moderne”. Kështu ka thënë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, gjatë vizitave të njëpasnjëshme që po u bënë projekteve infrastrukturore.

Haziri është ndarë i kënaqur me dinamikën në realizimin e projektit të hyrje-daljes Gjilan-Bujanoc, e cila po bëhet me katër korsi, sikurse që ka vizituar edhe dhjetëra rrugë të tjera të qytetit.

ARKATANA

“Me investime qind për qind të buxhetit komunal po bëhet rruga më e madhe deri tash në Gjilan, ajo në drejtim të Bujanocit. Ndërsa, dhjetëra rrugë janë asfaltuar e po vazhdojnë të asfaltohen në qytet sipas standardeve. Po ashtu, në shumë lagje të Gjilanit kemi ndërtuar edhe rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit sipas kërkesave të qytetarëve. Qëllimi ynë është që t’i përfundojmë këto projekte para se të vijnë bashkatdhetarët, në mënyrë që të mos krijojmë tollovi në komunikacion”, ka vlerësuar kreu i Gjilanit.

Përndryshe, vetëm projekti i ndërtimit të hyrje-daljes Gjilan-Bujanoc, kap vlerën e afro 900 mijë euro. Ndërsa, gjatë këtij viti pritet të nis edhe ndërtimi i rrugës Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.