ARKATANA

Lutfi Haziri: “Gjilani është lënë në harresë nga Qeveria, LDK mbetet shpresa për Kosovën”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas takimeve të zhvilluara në Gjilan dhe Anamoravë me liderët e partisë, duke theksuar se qytetarët po përballen me mungesë investimesh, përjashtim institucional dhe zhgënjim politik.

Përmes një postimi publik, Haziri tha se Gjilani dhe Anamorava mirëpritën kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa qytetarët shprehën hapur shqetësimet dhe kërkesat e tyre për të ardhmen e vendit.

“Na dëgjuan, na pyetën, kërkuan dhe, mbi të gjitha, i ndamë shqetësimet bashkë”, ka shkruar Haziri.

Ai ka kritikuar gjendjen politike dhe zhvillimore në Gjilan, duke deklaruar se kryeqendra e Anamoravës është lënë jashtë investimeve qeveritare dhe kujdesit institucional.

Uji Dea

“Kosova po ecën nëpër terr politik, por Gjilani jo. Gjilani ka mbetur prapa edhe më keq – në një gropë politike”, është shprehur Haziri.

Sipas tij, mungesa e investimeve dhe neglizhenca institucionale kanë dëmtuar zhvillimin e rajonit, ndërsa ka shtuar se bashkimi qytetar dhe angazhimi politik janë rruga për rikthimin e besimit dhe shpresës në Kosovë.

Në fund, Haziri ka ritheksuar sloganin politik të LDK-së, duke e cilësuar partinë si “besë e shpresë për Kosovën”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.