Lutfi Haziri falënderon qytetarët për lojalitet në pagesën e tatimeve

Gjilan – Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët për lojalitet në pagesën e tatimeve, derisa bëri të ditur se brenda dhjetë muajve të hyrat totale nga tatimet janë 2 milionë e 250 mijë euro, derisa për tatim në pronë janë mbi 1 milion euro.

Është mbajtur të premten mbledhja e bordit të drejtorëve, e cila është udhëhequr nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në këtë mbledhje është diskutuar për përmbylljen e vitit buxhetor, progresin e investimeve në infrastrukturë, gjendja me pandeminë COVID-19, sikurse edhe përgatitjet për shënimin e festave të 28 nëntorit, vit ky që i është kushtuar heroit të shqiptarëve, Abdullah Tahiri, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët për lojalitet në pagesën e tatimeve, derisa bëri të ditur se brenda dhjetë muajve të hyrat totale nga tatimet janë 2 milionë e 250 mijë euro, derisa për tatim në pronë janë mbi 1 milion euro./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).