Fundamenti

Lutfi Haziri falënderon Pal Lekajn dhe Rexhep Kadriun për projektet e aprovuara infrastrukturore në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sot e nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit me Ministrinë e Infrastrukturës për mbështetje në projektet infrastrukturore në shumën prej 6.1 milionë euro ka shkruar Lutfi Haziri.

Mobi Casa

Faleminderit ministrit Pal Lekaj dhe zëvendësministrit dhe mikut tim, Rexhep Kadriu, për angazhimin e jashtëzakonshëm për këto projekte:
Vazhdimi i zgjerimit të rrugës Gjilan-Bujanoc – 2.5 milionë euro
Asfaltimi i rrugëve në fshatrat – 850 mijë euro
Asfaltimi i rrugës Përlepnicë – Penda dhe rrugët anësore – 120 mijë euro
Asfaltimi i rrugëve në Cernicë – 80 mijë euro
Asfaltimi i rrugëve në Malishevën e Epërme – 140 mijë euro
Asfaltimi i rrugëve në qytet – 300 mijë euro
Asfaltimi i rrugës “Skifter Arifi” – 140 mijë euro
Asfaltimi i rrugës “7 Shtatori” – 80 mijë euro
Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Dobërçan-Pogragjë-Stublinë – 500 mijë euro
Ndërtimi i “Rrugës së Kumanovës” me kyqje në rrugën e Zhegrës – 800 mijë euro
Ndërtimi i Rrugës “Enver Miftari” (Fidanishte) – 600 mijë euro.