RCCOLA

Lutfi Haziri: Falëmnderit Gjilan, me besimin tuaj, LDK shënoi rritje 100 % duke u bërë dukshëm partia më e madhe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se me besimin e qytetarëve, LDK është dyfishuar në vota, duke shënuar rritje 100 për qind më 17 tetor, në raport me zgjedhjet e fundit.

Ai ka falënderuar secilin që ka besuar, punuar e votuar për Gjilanin, për të përbashkëtat tona e për të mirën e fëmijëve tanë.

Fundamenti

“Në raport me zgjedhjet e fundit, LDK-ja është dyfishuar në vota, duke shënuar 100% rritje dhe duke u bërë dukshëm partia më e madhe. 7611 vota janë shndërruar në 15159 vota. Falë besimit, punës e projektit që e kemi të përbashkët për vendlindjen tonë. Një falënderim nga zemra, për secilin një nga një, që ka besuar, punuar e votuar për Gjilanin, për të përbashkëtat tona e për të mirën e fëmijëve tanë. Kjo është një shenjë e mirë për qytetin tonë dhe për të ardhmen e përbashkët, që më shumë se kurrë i besohet familjes së madhe politike të LDK-së. Njëmijë herë faleminderit!”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.