RCCOLA

Lutfi Haziri: Faleminderit Pogragjë, Uglar, Sllubicë, Llovcë, Kokaj, Bilinicë e Stublinë!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar banorët e Pogragjës, Uglarit, Sllubicës, Llovcës, Kokajve, Bilinicës e Stublinës, për mbështetjen në rikthimin e madh të LDK-së.

Eco Higjiena

Kryetari Haziri ka vlerësuar lartë përkrahjen që mori nga banorët e këtyre fshatrave, duke thënë se ky besim i bënë më të përgjegjshëm në realizimin e programin zhvillimor Gjilani 2021 +.
“Pogragja e ka historinë e vet të madhe, pasi njerëzit e saj kanë dhënë kontribut të madh në avansimin dhe përparimin e qytetit tonë. Faleminderit për besim këtij fshati, sikurse edhe Uglarit, Sllubicës, Llovcës, Kokajve, Bilinicës e Stublinës. Ky besim, na bënë më të përgjegjshëm në realizimin e programin zhvillimor Gjilani 2021 +. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka deklaruar kryetari Haziri.