Fundamenti

Lutfi Haziri: Faleminderit për besimin e madh dhe mbështetjen qytetare

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po vazhdon të marrë përkrahje të jashtëzakonshme qytetare. Një mbështetje të madhe Haziri e mori edhe nga Qendra, Deremahalla e Iliria, për zgjedhjet e 14 nëntorit.

Ai ka falënderuar të gjithë, duke thënë se këtë besim do t’ua kthej me përgjegjësi më të madhe në punë.
“Besimi i Qendrës, Deremahallës e Ilirisë, përkthehet me angazhim dhe përgjegjësi më të madhe në punë. Kjo është përkrahje për Gjilanin zhvillimor 2021 +, për arsimin cilësor, për shëndetësi me mjek n’shpi, për zhvillim lokal ekonomik, për rigjenerimin urban e për projekte tjera madhore. Ju faleminderit nga zemra. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

Fundamenti

Në këtë takim kanë dhënë mesazhet e tyre edhe Fatos Ramadani e Faton Bislimi, të cilët kanë falënderuar qytetarët e këtyre lagjeve për besimin në rikthimin e madh të LDK-së.