Fundamenti

Lutfi Haziri: Faleminderit Dardania I dhe Dardania II për besimin dhe rikthimin e madh të LDK-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët e lagjeve, Dardania I dhe Dardania II, për mbështetjen e madhe në zgjedhjet e 17 tetorit.

Kryetari Haziri ka thënë se me mbështetjen e këtyre lagjeve elitare, u bë rikthimi i madh i LDK-së.

Eco Higjiena

“Lagjet e rezistencës për lirinë e shqiptarëve, Dardania I dhe Dardania II, mbeten krenaria jonë. Këto lagje kanë qenë streha jonë në një kohë të pakohë. Faleminderit veprimtarëve të LDK-së, të cilët për 30 vjet kanë dhënë shumë për ditët e sotme. Faleminderit të gjithë qytetarëve të këtyre lagjeve elitare për besimin, i cili u përkthye me rikthimin e madh të LDK-së. Faleminderit Dardania I dhe Dardania II!”, ka thënë kryetari Haziri.