Uji Dea

Lutfi Haziri: Faleminderit Bresalc për mbështetjen dhe realizimin e rikthimit të madh të LDK-së!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar banorët e Bresalcit, Poneshit, Zhegocit, Verbicës së Zhegocit, Kishnapoles, Gadishit e Sllakocit, për mbështetjen e madhe të 17 tetorit.

Kryetari Haziri ka thënë me mbështetjen e banorëve të këtyre fshatrave, u bë rikthimi i madh i LDK-së.

Uji Dea

“Banorët e Bresalcit, Poneshit, Zhegocit, Verbicës së Zhegocit, Kishnapoles, Gadishit e Sllakocit, na bënë nder me përkrahjen e madhe më 17 tetor, duke realizuar rikthimin e madh të LDK-së. Me besim në Zot, Familje e Shtet, Gjilani do të mbetet i gjilanasve. Ju faleminderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.