RCCOLA

Lutfi Haziri: Faleminderit 2 Korriku dhe Baja për mbështetjen në rikthimin e madh të LDK-së

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët e lagjeve 2 Korriku dhe Baja për mbështetjen e jashtëzakonshme, në rikthimin e madh të LDK-së. Kryetari Haziri ka thënë se këtë mbështetje ndaj tij dhe LDK-së, e bën më të përgjegjshëm në punë.

Uji Dea

“Faleminderit qytetarëve të lagjeve 2 Korriku e Baja! Mbështetja juaj ka qenë dhe është forcë jetike në rikthimin e madh të LDK-së. Besimi juaj na jep krenari e përgjegjësi. Familja më e madhe politike e vendit, do të jetë këtu për të gjitha kërkesat tuaja. Faleminderit pafund! Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.