RCCOLA

Lutfi Haziri: Fabrika për përpunimin e mishit Gazi, është storie e suksesit në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Haziri ka përgëzuar pronarin Mehmeti për sukseset dhe brendin që ia ka sjell Gjilanit dhe për gjenerimin e vendeve të punës.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bartësi i listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble, Deniza Limani, Diana Toska e Valdrin Halimi kanë vizituar fabrikën për përpunimin e mishit Gazi, ku janë pritur nga pronari, Muhamet Mehmeti.

RCCOLA

Haziri ka përgëzuar pronarin Mehmeti për sukseset dhe brendin që ia ka sjell Gjilanit dhe për gjenerimin e vendeve të punës.

“Fabrika për përpunimin e mishit Gazi është storie e suksesit në Gjilan, duke i sjell brend Gjilanit e duke gjeneruar vende pune. Pronarit Muhamet Mehmeti i uroj suksese edhe në të ardhmen dhe rikonfirmoj bashkëpunimin me të gjitha kapacitetet komunale”, ka thënë Haziri.
Falënderim për vizitën dhe bashkëpunimin ka shprehur edhe pronari i fabrikës për përpunimin e mishit Gazi, Muhamet Mehmeti.