FITORJA

Lutfi Haziri: Europanel brenda një viti prej themelimit, ka treguar suksese të mëdha në tregun vendor

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar të shtunën kompaninë për prodhimin e panelit të aluminit, hekurit e inoksit Europanel, ku është pritur nga pronari, Jeton Hasani.

Hasani e ka informuar kryetarin Haziri për punën dhe sukseset, duke qenë në mesin e tri kompanive kosovare merren me prodhim të kësaj natyre.

Ndërkaq, kryetari Haziri e ka falënderuar pronarin Jeton Hasani për pritjen, derisa konfirmoi se Komuna do të vazhdojë të krijojë lehtësira për funksionimin sa më të mirë të prodhuesve vendor.

Eco Higjiena

“Europanel, brenda një viti prej themelimit, ka treguar suksese të mëdha në tregun vendor, duke qenë në mesin e tri kompanive të vetme në Kosovë që prodhojnë panela të dyerve nga alumini, hekuri e inoksi, sikurse edhe që prodhojnë piktura e mbishkrime të bukura, të punuar në metali. E uroj pronarin Jeton Hasani për sukseset dhe zotohem se Komuna do të vazhdojë të krijojë lehtësira për funksionimin sa më të mirë të prodhuesve vendor. Ju faleminderit shumë. Do mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka deklaruar kryetari Haziri.

#LDK160 #LDKGjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.