Fundamenti

Lutfi Haziri e sheh si pelegrinazh ardhjen e Vuçiqit në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ardhjen e kryeministrit të Serbisë në Kosovë, Aleksandar Vuçiq së bashku me ministrat për festat ortodokse e quan si pelegrinazh.

“Kosova nuk mundet me qenë e rrezikume prej Serbisë”, ka thënë Haziri, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, vend ky në të cilën Vuçiq do të nisë vizitën në Kosovë, në fshatin Pasjan për të marrë pjesë në hapjen e maternitetit.

Në një intervistë për RTK, Lutfi Haziri, ka folur edhe për zgjedhjet në LDK duke thënë se kjo parti do të ketë kryesi jashtëzakonisht të fuqishme politikisht.

Hidromorava

Duke komentuar largimet e fundit të qytetarëve të Kosovës, Haziri ka thënë se më shqetësuese e sheh pjesëmarrjen e qytetarëve në luftëra të huaja, e sidomos zhvillimet që kanë të bëjnë me radikalizmin.

Daljen për mundësi më të mëdha e sheh si proces të shkaktuar nga mos liberalizimi i vizave, duke shtuar se ata në këtë mënyrë e rrezikojnë të ardhmen e vet për qarkullim të lirë në kohën kur shumica do të mund të udhëtojnë. /Telegrafi/