Uji Dea

Lutfi Haziri: E kemi larguar depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qytetarët e “2 Korrikut” të Gjilanit e kanë mirëpritur dhe falënderuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, për siç thanë ata, investimet e mëdha infrastrukturore në këtë lagje gjatë mandatit katër vjeçar.

Nëndega jonë është e sigurtë në fitoren e madhe të kryetarit Haziri dhe listës së LDK’së në zgjedhjet e 22 tetorit, thanë përfaqësuesit e asaj lagjeje.

“Kjo nëndegë ka qenë tradicionalisht e organizuar. Më lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen në të gjitha fazat. Kjo neve na obligon të punojmë edhe më shumë gjatë katër viteve të ardhshme”, ka deklaruar kryetari Lutfi Haziri, duke iu drejtuar simpatizantëve të Lidhjes për Gjilanin.

Ai, përveç tjerash, tha se LDK e ka larguar depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit.

Mobi Casa

“Mobilizimi këtu dhe në çdo cep të qytetit dhe fshatrave, tregon qartë se Gjilani ideologjikisht nuk ndryshon, ne kemi me vazhdu besëlidhjen tonë për të punuar për të mirën e gjilanasve. Ne e kemi larguar depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit dhe ia kthyem Gjilanin gjilanasve”, ka shtuar Haziri.

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit është zotuar se projekti kryesor që e prek lagjen “2 Korriku” është ndërtimin e shtratit të lumit “Stanishorka”.

“Mjetet i kemi siguruar nga Qeveria e Austrisë dhe së shpejti do të fillojmë të punojmë në këtë projekt kapital”, ka shtuar kryetari Haziri.
Para simpatizantëve të 2 Korrikut është prezantuar kandidatja për asamble komunale, Rina Ahmeti Kasumi, e cila mban numrin 6./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.