FITORJA

Lutfi Haziri e Bob Scott nënshkruajnë marrëveshjen për binjakëzimin e Gjilanit me Sioux City të SHBA’ve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryetari i qytetit të Sioux City të Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Scott, kanë sot nënshkruar të mërkurën marrëveshjen e binjakëzimit mes këtyre dy komunave.

Përpos kryetarit të qytetit Sioux City, në ceremoninë e organizuar nga ky qytet, të pranishëm ishin edhe ushtarakët, policia e shtetit, zjarrfikësit dhe të zgjedhurit e popullit.
“I dashur kryetar z. Scot, më lejoni t’ju falënderoj shumë për keto takime tona në vendin tuaj Sioux City. Faleminderit, po ashtu, për mbështetjen sot e shumë vite më herët. Njerëzit e kombit tuaj mbështetën kombin tonë në kohë të vuajtjes së luftës dhe kohën e paqes. Faleminderit që e keni mbështetur komunitetin e Gjilanit si dhe komunitetet e ndryshme ne Kosovë, në kultura dhe edukime te ndryshme”, ka thënë kryetari Haziri, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Mobi Casa

“Kjo marrëveshje ka për qëllim shkëmbimin e studentëve dhe përvojave të tjera profesionale. Në këtë dokument që sot po e nënshkruajmë, pra binjakëzimin e qyteteve tona për bashkëpunim në shumë fusha, e që nënkupton për bashkëpunim të gjeneratave të reja e fermerëve. Gjilani është zonë tipie agroindustriale dhe fermerë të mirë, të cilëve do t’iu dalim në ndihmë”, ka shtuar Haziri.

Ndërkaq, kryetari i Sioux City, Bob Scott, theksoi se marrëveshja e binjakëzimit, përkthehet në bashkëpunim në shumë sektore, për fermerët, të rinjtë dhe në bashkëpunimin e shkëmbimit të studentëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.