Mobi Casa

Lutfi Haziri deklarohet ushtar para Adem Jasharit – kërkon t’i njihet statusi i veteranit prej vitit 1991

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar së ka qenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës prej vitit 1991.
Në aplikacionin për njohje të statusit të veteranit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të siguruar nga portali “Infokusi”, Lutfi Haziri ka deklaruar se ka qenë ushtar nga data 15.09.1991, deri me 19.05.1999.

Haziri nuk e ka shkruar askund në formular që ka qenë Ushtar i UÇK-së, por i Ministrisë së Mbrojtës së Kosovës. Komandantë të tij, Haziri i ka shkruar Hajzer Hajzerin, Nazmi Musën dhe Ahmet Krasniqin.

Nga ana tjetër në biografinë e tij, e ka të shkruar se nga marsi i viti 1990-të ishte zgjedhur Kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së, në Gjilan dhe këtë funksion ai vet e ka deklaruar së e ka ushtruar deri në vitin 1997-të. Më pas po në atë kohë ai ka deklaruar së është zgjedhur nënkryetar i degës së LDK-së në Gjilan.

United Hospital

Ndryshe, aplikacioni i kryetarit të Gjilanit ka dalë shumë qesharak dhe i ka skuqur edhe bashkëvendësit e tij në Komisionin Qeveritar për Verifikimin e Kategorive të Luftës.

Ndërsa reagimi i tij i ashpër pas publikimit të emrave të veteranëve e invalidëve dhe pjesëmarrësve në Luftën e UCK-së, sipas një burimi brenda komisionit për verifikimin e aplikacioneve të UCK-së, ka ardhur pikërisht për shkak së nuk i është njohur statusi i veteranit ashtu siç ka kërkuar./Infokusi.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.