Lutfi Haziri bashkë me djalin e Abdullah Tahirit, e vendosën gurthemelin e shtatores së kolosit të kombit

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me djalin e heroit, familjen, përfaqësuesit e institucioneve dhe pjesëmarrës të shumtë, kanë vendosur themelin për shtatoren e heroit të Kombit Abdullah Tahiri, pikërisht në afërsi të vendit ku edhe është arrestuar në udhëkryqin Gjilan-Malishevë.

“Sot u vendos gurthemeli për Abdullah Tahirin, pikërisht në vendin ku ai bartë lavdinë e tij. Në afërsi të këtij vendi ai është arrestuar e burgosur për të mos u kthyer më kurrë. Abdullahu ka qenë kryengritës, si në burg si jashtë burgut. Ai ka ra për ditën e sotme, për të mos vdekur kurrë. Neve të gjallët po e kryejmë një obligim të vogël duke e kthyer ne bronz. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, gjatë ditës kryetari Haziri ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, ndërkaq në ora 17:00 do të mbahet akademia përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të rënies të heroit të kombit, Abdullah Tahiri./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).