Fundamenti

Lutfi Haziri: Apeloj që të vetizoloheni dhe të mos qarkulloni pa nevojë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nga 66 mostrat e marra sot nga Gjilani, fatkeqësisht dy raste rezultuan pozitivë me #Covid19. Pas këtyre dy rasteve, apeloj që të vetizoloheni dhe të mos qarkulloni pa nevojë, sikurse edhe t’i zbatoni të gjitha rekomandimet e institucioneve të Republikës, që të kujdesemi për vete, për familjen, për lagjen, për komunën ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i Lutfi Hazirit

Dy rastet janë të ndara dhe nuk kanë historik të përbashkët, përderisa po shikohet historiku i kontakteve të tyre.
Njëri është nga Zhegra, ndërsa tjetri me origjinë nga Vrapçiqi, por që jeton në Ferizaj dhe sipas të dhënave, ka ardhur para disa ditësh nga Gjermania.

Nga informatat e para, e infektuara ka pasur kontakt me familjen në Vrapçiq gjatë vizitës.
Po bëhet historiku i kontakteve dhe Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike do t’i ketë informatat në detaje.

Uji Dea

Pas këtyre dy rasteve, apeloj që të vetizoloheni dhe të mos qarkulloni pa nevojë, sikurse edhe t’i zbatoni të gjitha rekomandimet e institucioneve të Republikës, që të kujdesemi për vete, për familjen, për lagjen, për komunën.

Në takimin me kryetarët e Anamoravës, jemi dakorduar se në momentin që paraqitet ndonjë rast në këtë pjesë, t’i kërkojmë qeverisë së Kosovës që ta karantinojë komplet Anamoravën sepse jemi në trekëndëshin kufitar me Maqedoninë Veriore dhe Serbinë.
Ju lutem, qëndroni në shtëpi dhe për gjithçka do të jeni të njoftuar me kohë.

Komiteti për mbrojtje dhe shpëtim për parandalimin e Covid-19 dhe Qendra Operative Emergjente, 24 orë janë duke e menaxhuar situatën. Rrini pa brenga ka shkruar Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.